Ambasada amerikane dënon dhunën gjatë protestave në Tiranë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje gjatë protestave të shtunën, pas përleshjeve të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje gjatë protestave të shtunën, pas përleshjeve të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit. “Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar”, deklaroi ambasada amerikane në një mesazh publik. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, shtoi ajo. Deklarata erdhi pas një tjetër dite përleshjesh në rrugët e Tiranës, ku grupe protestuesish hodhën gurë dhe sende të forta drejt policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome për shpërndarjen e demonstruesve.