Vedat Muriqi shënon golin e 7 në 8 javë në kampionatin turk të futbollit
Vedat Muriqi shënoi golin e 7 në 8 javë në kampionatin turk të futbollit, duke konfirmuar statusin e tij si goleador.

Vedat Muriqi, sulmues i përfaqësueses së Kosovës, la gjurmën e tij në ndeshjen mes Fenerbahçe dhe Alanyaspor e fituar me rezultatin 3-0. Muriqi nuk ishte titullar në këtë ndeshje dhe u aktivizua në minutën e 81. Por Piratit iu deshën vetëm 6 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës me Muriqin që ishte autori i golit të tretë të Fenerbahçe duke vulosur fitoren përfundimtare të skuadrës së tij. Ky i kësaj të shtune ishte goli i 7 i Vedat Muriqit në 8 javë kampionat që konfirmonte statusin e tij si goleador dhe me sa duket sulmuesi dardan po ndjek gjurmët e tij të sezonit 2019/20 kur po me Fenerbahçe shënoi 17 gola në 34 ndeshje.