Roma mposht Genoan në Serie A
Roma fiton në Serie A, mposht Genoan 2-0 në Olimpico, ndërsa mbajnë hapin mbi Interin.

Roma rikthehet te fitorja në Serinë A. Skuadra verdhekuqe mposhti në sfidën e saj të javës së 7 Genoan e Daniele De Rossit me rezultatin 2-0 në Olimpico. Verdhekuqtë nuk kishin në këtë përballje Malen të skualifikuar dhe Dybala e Kone të dëmtuar me Gasperinin që krijoi një formacion ndryshe nga ai i zakonshmi. Në pjesën e parë për t’u shënuar ishin 2 tramversa, nga 1 për çdo skuadër respektivisht me Balerdin dhe El Shaaraëy dhe skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë me barazimin 0-0. Rezultati u zhbllokua në minutën e 50 me Castron që shënoi një gol spektakolar në mesin e zonës duke i dhënë avantazhin 1-0 Romës. Publiku romanist i dedikoi një ovacion ish futbollistit verdhekuq El Shaaraëy përpara se të shpërthente në festë për golin e dytë të shënuar nga Lulli për të cilin ishte goli i tij i parë në Serie A dhe kështu rezultati shkoi në 2-0. Në minutat e fundit bëri debutimin me skuadrën e Genoas edhe Robinho Jr, djali i ish lojtarit të Milanit dhe Realit të Madridit, Robinho, por ndeshja u mbyll 2-0 për Romën që mbajti hapin e Interit dhe tani shkon në 17 pikë, 2 më pak se Interi, ndërsa Genoa mbetet me 4.