Petraj: SPAK të hetojë organizatorët e protestës së dhunshme në Tiranë
Avokati Edmond Petraj ka thënë se protestat në Tiranë nuk janë të studentëve, por të një grupe barbare. Ai ka kërkuar që SPAK të fillojë hetime për të gjithë ata që kanë nxitur dhunë dhe akte agresive.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Breaking News”, ka thënë se ajo që po ndodh në Tiranë nuk është protestë studentore. Ai ka theksuar se SPAK duhet të fillojë hetime për të gjithë ata personat, të cilët nxisin dhunë dhe akte agresive.
“Këto janë grupe barbare. Struktura e Posaçme duhet të fillojë hetim direkt, të marrë në skenar të gjitha ata pedagogë, të cilët janë shfaqur hapur dhe kanë bëri thirrje për mbështetje te këtij kaosi. Këta vetëm pedagogë nuk janë. Kryetarët e paritive të vogla duhen të merren në hetim, që nga Shehaj dhe me radhë dhe të nxjerrë të gjithë organizatorët e kësaj zallamahie, sepse kjo vetëm protestë nuk është”, tha ai.
Ai e konsideroi të paprecedentë veprimin e protestuesve, të cilët i vunë flakën godinës së Gjykatës së Lartë. Sipas tij, ky është një cenim i rendit kushtetues.
“Si mund t’i vihet flaka Gjykatës së Lartë. Ky është një kaosi i paprecedentë. Të gjithë të hetohen. Ky është cenim i rendit kushtetutës. Nga fillimi në fund ka qenë grupi i zjarrit, i cili merrte pjesë në protestat e Partisë Demokratike. Kjo protestë është vandalësh, rrugaçësh dhe huliganësh dhe kush e mbështet këtë nuk është normal nga trutë”, tha ai.