Krah për krah me Al Pacinon, historia e shqiptarit që po ndjek ëndrrën në Hollywood
Gjergj Krasniqi, një pilot i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe një aktor që synon të ndërtojë karrierën e tij në Hollywood, ndjek një rrugëtim të pazakontë.

Gjergj Krasniqi jeton në SHBA për dhjetë vjet dhe përveç angazhimit në aviacion, po përpiqet të bëjë realitet një tjetër ëndërr: të bëhet pjesë e botës së madhe të kinemasë. Ai ka provuar veten në disa filma me metrazh të shkurtër dhe vijon të marrë pjesë në audicione të ndryshme. Gjergj Krasniqi është gjithashtu pjesë e komunitetit profesional të aktorëve në SHBA, ndërsa synon të ngjisë shkallët e karrierës në një industri ku konkurrenca është e fortë. Historia e tij është dëshmi e një rrugëtimi me dy pasione, shumë përkushtim dhe guximin për të nisur nga e para.